Përmes një deklarate për media, EveryDNS ka thënë se e ka tërhequr faqen e shumëpërfolur nga shërbimi i saj, pikërisht për shkak të rrezikut që ajo sjell për rrjetin e saj, të cilin e përdorin shumë faqe tjera në botë.
Mirëpo, Wikileaks i është përgjigjur kësaj me regjistrimin e domainit të ri zviceran – Wikileaks.ch.
Në njoftimin e saj për media, EveryDNS ka thënë:"Wikileaks është shndërruar në cak të shumë sulmeve në rrjetin tonë. Këto sulme, dhe sulmet e reja potenciale do ta rrezikonin seriozisht stabilitetin e infrastrukturës tonë”.
Ndryshe, EveryDNS ofron shërbime për më shumë se 500 mijë uebfaqe në tërë botën.