e enjte, 31 mars 2011

Gazetarët e KTV-së dhe TV21 përfundojnë në emergjencë

Gazetarja e KTV-së, Saranda Rama dhe gazetari i RTV21, Arton Mulliqi kanë kërkuar ndihmë në Emergjencën e QKUK-së, pas lëndimeve që kanë marrë në protestën e sindikalistëve të PTK-së.
 Rama dhe Mulliqi, bashkë me ekipet e tyre televizive, po mbulonin ngjarjen, kur janë zënë në mes të përleshjeve të sindikalistëve me Policinë e Kosovës. Kjo e fundit ka gjuajtur me gaz lotsjellës, që duket se dëmin më të madh e ka shkaktuar pikërisht për gazetarët./io
shko