e shtunë, 11 dhjetor 2010

Shërbimet sekrete dhe metodat paranormale të hetimit

Përdorimi i parashikuesve dhe hipnozës për të mbledhur informacione


Shërbimet sekrete njihen për metodat investigative, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të panjohura për publikun. 


Me kalimin e viteve, një pjesë e informacioneve të klasifikuara mund të bëhen publike, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatave përgjegjëse për mbledhjen e sekreteve që kanë lidhje me sigurinë e vendit. 



Por për të mbledhur informacion, shërbimet sekrete nuk përdorin gjithnjë metodat tradicionale të hetimit. Shërbimet sekrete, veçanërisht CIA janë përpjekur gjithnjë të përdorin metoda që në gjuhën e përditshme quhen paranormale për të arritur objektivat. 


Mënyrat “paranormale” të hetimit
Shumë projekte të bëra publike dëshmojnë se shërbimet sekrete kanë ngritur grupe pune që kanë studiuar hipnozën, kanë përdorur objekte studimi, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara. 


Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Qëllimi i projektit është theksuar në një memo që daton në janar 1953, ku thuhet, “A mund të arrijmë të kontrollojmë një individ deri në pikën, ku ai do zbatojë urdhrat tonë kundër dëshirës së tij dhe kundër ligjeve themelore të natyrës, siç është ruajtja e vetes? 


shko