e hënë, 28 mars 2011

Vetëm 7 metra larg peshkaqenit (VIDEO)

Ne e dimë që sulmet e peshkaqenëve nuk janë të shpeshta, po ashtu është e njohur që peshkaqeni Basking nuk është i dëmshëm, megjithatë situata në të cilën ndodhet pushuesi me atë varke secilin do ta vendoste në një siklet të madh.
Ky kajaker në Florisa ju afrua deri në 7 metra peshkaqenit Basking në kohën kur ai po lëvizte hipur në kajakun e tij 4 metërsh.


Disa spektatorë shfrytëzuan telefonat dhe aparatet e tjera për incizimin e pamjes disa të tjerë bërtisnin ruaju se peshkaqeni, ruaju peshkaqeni, por duket se Josh Reeves e dinte se nuk ka rrezik prej peshkaqenit Basking, që është specia e dyta në botë për nga gjatësia. Ai u hodh në ujë dhe filloi notin.

Autoritet thanë se peshkaqeni normalisht nuk duhej të ishte në këto ujëra të nxehta jugore të Floridas, por është edhe normale dhe më se e njohur se ai nuk dëmton njerëzit.

shko