e hënë, 28 mars 2011

Zbulohet ylli më i ftohtë i qiellit

Astronomët e Universitetit në Hawai kanë zbuluar yllin më të ftohtë që njeh njeriu. Temperatura e sipërfaqes së tij është 97 gradë Celsius, ndërsa ndodhet 75 vjet drite larg Tokës.
Yjet e tilla, të ftohta kanë përbërje kimike të yjeve, por masa e tyre nuk është mjaft e madhe për të krijuar presion të duhur të nevojshëm për të krijuar fuzionin nuklear në brendësinë e tyre. Ylli më i ftohtë zyrtarisht është quajtur CFBDSIR 1458 10b.

Ylli i porsazbuluar gjendet në çift me një tjetër yll të ftohtë, ndërsa janë zbuluar përmes teleskopit Canada-Francë-Hawai, që gjendet në majën e malit Mauna Kea në HaWAI.

Deri në zbulimin e CFBDSIR 1458 10b, ylli më i ftohtë i njohur kishte temperaturë sipërfaqësore prej 270 gradë Celsius. 
shko