Vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur pajtim mes vete për të lehtësuar tregtinë për Kosovën, gjë e cila do të ndihmonte afaristët nga Kosova për të depërtuar në tregun e Bashkimit Evropian.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur konsensus për të vazhduar masat lehtësuese tregtare për Kosovën, njofton Agjencia e Lajmeve dtt-net.com.
“Nuk ka konsensus midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të vazhduar masat lehtësuese tregtare për Kosovën, për t’iu mundësuar prodhuesve kosovar eksportimin e prodhimeve të tyre pa taksa doganore në territorin e bllokut Evropian”, kanë thënë zyrtarë të lartë të Komisioni Evropian, raporton dtt-net.