nga viti 1999 nga arka e shtetit të Serbisë në Kosovë janë derdhur rreth 6 miliardë euro, ndërkohë që nuk ekziston ndonjë kontroll i shpenzimeve të këtyre parave.
"Aq më tepër, gjithnjë e më shumë serbë në jug të Ibrit, të zhgënjyer me Beogradin, po anojnë nga institucionet e shtetit të vetëshpallur të Kosovës, gjë që ka dëshmuar edhe dalja masive në zgjedhjet e fundit", konstaton gazeta beogradase "Danas". Më tej ajo numëron institucionet paralele serbe që financohen nga Serbia qoftë brenda territorit të Kosovës, qoftë në Serbi.
Ndërkaq, sipas politikanit serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviq, në Kosovë nga buxheti i Serbisë në vit shpenzohen rreth gjysmë miliardi euro. "Kosova ka qenë dhe ka mbetur hapësirë për pastrimin e parave. Ndoshta në Kosovë shkojnë edhe më shumë se gjysmë miliardi euro, por një pjesë e madhe e tyre nuk arrin te njerëzit e zakonshëm", thekson Trajkoviq. I pyetur nëse serbët në Kosovë kanë pasur ndonjë dobi nga fondet që ndahen për rrugë dhe palestra sportive, Trajkoviq thekson se segmentin e rrugës nga Llapnosello deri në Graçanicë "vitin e kaluar e ka bërë dhe modernizuar Hashim Thaçi, kurse Serbia atë rrugë vetëm e ka arnuar"./kn