Polica kishte përpiluar një listë me armiqtë e mundshëm të Tatlises dhe ka marrë leje nga gjykata për t’i intervistuar ata.
Faktet e grumbulluara nga policia kanë bërë që të arrestohet edhe armiku i kahershëm i këngëtarit, Abdullah Ucmak, ndërsa, sipas gazetës Hurriyet, kallashnikovi me të cilin është plagosur Tatlises është gjetur tek e dashura e Ucmak.
Ndërkohë, të mërkurën Tatlises është zgjuar nga koma e induktuar dhe ka mundur të flasë me mjekët, porse nuk ka mundur të lëvizë anën e majtë. Kurse sipas mjekëve, rreziku i vdekjes ka rënë në 10%.