e premte, 8 tetor 2010

Po, po, termet!

Ministria e Energjisë dhe Minierave konfirmoi tërmetin e mbrëmshëm, rreth orës 22:23 sipas kohës lokale, me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-VI ballë të Merkalit.


Në njoftimin për media bëhet e ditur se duke u bazuar në Rrjetin Sizmik të Kosovës dhe
Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës epiqendra e këtij tërmeti ishte 7 km veri perëndim të Preshevës dhe 18 km Jug lindje të Gjilanit, respektivisht në koordinatat: 42.31, (latituda) dhe 20.65 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2.7 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e vendit tonë.
Deri më tani Divizioni Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore
shko