e shtunë, 18 dhjetor 2010

Japoni, shakaja pa kripë "dorëheq" ministrin

Një shaka pa kripë i ka kushtuar karrierën ministrit japonez të Drejtësisë ndërsa ka vështirësuar dhe miratimin e buxhetit në Parlament. Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas polemikave të shkaktuara nga   deklarata “ se kishte punë shumë të thjeshtë”. 

Minoru Janagida tha se i mjaftonin dy fjali kur ndodhej para parlamentarëve: "nuk do të komentoj  mbi raste të vecanta” dhe "po veproj në  bazë të  ligjit dhe fakteve." Goditja më e fundit për qeverinë e Naoto Kan pritet të vonojë  hyrjen në veprim të buxhetit prej 4.4 trillion yen  me qëllim nxitjen e ekonomisë  që vuan nga deflacioni dhe monedha  e fortë.
shko