Kohëve të fundit ishte përhapur një thashetheme për këngëtaren kosovare, sikur ajo është shtatzëne dhe se do të martohet pas festave të fund-vitit.
Por, sipas mediave shqiptare, Leonora i ka kundershtuar këto thashetheme.
"Edhe unë e kam dëgjuar një thashetheme të tillë, të cilin e mohoj në mënyrë kategorike. Për momentin martesa është gjëja e fundit që kam në mendje, dhe përpos kësaj në jetën time private aktualisht nuk ka asnjë mashkull. Kur dikush të më vjedhë zemrën, gazetarët do t`i njoftoj të parët", ka thënë Leonora.
Këngëtarja aktualisht është duke punuar në materiale të reja muzikore, të cilat do të shfaqen për publikun e gjerë me rastin e festave të fundvitit.
Vetëm pak javë më parë Leonora publikoi klipin e saj më të ri, i cili u prit mjaft mirë nga shikuesit.