Bien dilemat. Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli janë takuar sot, për t’u marrë vesh dhe janë pajtuar që së bashku të formojën qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja.Për më tepër, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike. “, thuhet në një komunikatë të PDK-së