1. Mila Kunis
Aktorja simpatike për herë të parë e ka vërejtur mungesën e ushqimit derisa përgatitej për rolin në filmin 'Black Swan'. Mila për rolin e balerinës, është dashur të humbë peshë, por edhe rregullisht të ushtroj balet. 'Isha aq e uritur dhe e rraskapitur, sa e vetmja gjë që mendoja, ishte ushqimi. Dëshira ime e vetme ishte ushqimi”, ka thënë ajo.
2. Sarah Jessica Parker
Trupi thatanik i Sarah Jessica Parker-it, ishte temë e rregullt e tabloideve, ndërsa shumica pajtohen se mosngrënia në kombinim me ushtrimet fizike, sjell një pamje të tillë tmerruese. Edhe pse aktorja insiston se për këtë është fajtor organizmi i saj super i shpejtë, prapë e pranon se gati çdo ditë është e uritur.
3. Courteney Cox
Edhe pse Courtney Cox thotë se më parë do ta fuste stomakun brenda, se sa të jetë e uritur, kjo deklaratë në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë, sepse vijat e trupit të saj, kanë në kufirin e anoreksisë.
4. Kate Moss
Thatanikja e njohur Kate Moss, e cila me vite ka luftuar problemin me drogën, haptazi e ka pranuar se pamjen e saj tmerrësisht vitale, e ka fituar si rezultat i konsumimit minimal të ushqimit jo kalorik. “Asgjë nuk është më e shijshme për mua, se sa ndjenja e të qenit thatanike”, kishte deklaruar ajo.