e premte, 10 dhjetor 2010

QKUK do te hap vendvotime për pacientë

Të gjithë pacientët e shtrirë për mjekim dhe trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por edhe stafi shëndetësor që do të jetë në kujdestari, në ditën e diel, do të kenë mundësi që të votojnë në QKUK. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga QKUK


Në këtë komunikatë thuhet se në kuadër të QKUK-së, të dielën do të hapen dy qendra të votimit. Njëra do të jetë e vendosur në Klinikën e Kirurgjisë, përkatësisht në Amfiteatrin e kësaj klinike, përderisa qendra e dytë do të jetë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Votimi do të mundësohet falë bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Votimi u mundësohet edhe pacientëve që janë të shtrirë në shtretër dhe nuk mund të lëvizin, kurse për këtë do të përkujdesen ekipet mobile të QKUK-së dhe KQZ-së, të cilat  kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që votimet të mbahen pa probleme.
shko