e shtunë, 18 dhjetor 2010

SINAN HOXHA: Prapaskenat e klipit me Seldin, që kushtoi 10 mijë euro


Me kostume të zinj dhe syze të errëta dielli, shfaqen në klipin e shumëpërfolur, dy këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu. Të ngjashëm me “Vëllezërit Bluz” (The Blues Brothers), një dyshe karizmatike që lindi nga bashkëpunimi i miqve të ngushtë John Belushi dhe Dan Akroyd-in me regjisorin John Landis, në vitin 1980, ata e sjellin kështu bashkëpunimin e tyre. 
Ashtu si dy vëllezërit Xhek (Belushi) dhe Elvud (Aykroyd) Bluz, dy personazhet me famë botërore që lindën nga disa pjesë humoristike të SNL-së, dy këngëtarët u krijuan si një dyshe e përfolur në faqet e shtypit rozë këtë verë. 

Fama që dy vëllezërit e morën në Amerikë gati  30 vjet më parë me komedinë e zezë, për Sinanin dhe Seldin ishte një “boom” mediatik, sipas tyre sa “komike”, aq edhe “e zezë”. Pas zhurmës rreth miqësisë së këngëtarëve, ata vendosin të publikojnë një klip luksoz me duetin e tyre të parë artistik, që në varësi të kërcitjes që mund të ketë në tregun muzikor mund të vazhdojë me duete të tjera ose jo. Tashmë Sinani dhe Seldi kanë rezervuar një dyshe të tillë për t’u shfaqur në festat e fundvitit në Nju Jork (SHBA), ndërsa kanë marrë një ftesë me pagesë të majme. 
Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi, ata vendosin të publikojnë klipin me titull “Adrenalinë”, një këngë me vargje ngacmuese, ku të dy i drejtohen një femre zeshkane që mohojnë të jetë një person real. Klipi, që ka kushtuar 10 mijë euro, nis sot transmetimin në të gjitha kanalet muzikore shqiptare. 
Kemi arritur t’i fotografojmë dy këngëtarët në momente xhirimesh, edhe pse ata kanë qenë shumë diskretë për muaj të tërë në publikimin e këtij lajmi në media. Përveç këtij klipi, ata do të shfaqen të dy në xhirimet e fundvitit, që organizojnë televizionet e Kosovës, ku për herë të parë marrin pjesë të dy këngëtarët.

Rozana Radi ka shkruar vargjet e “Adrenalinës”  

Janë disa vargje në gegërisht me përkëdhelje, ngrohtësi, thumbime a romuze, po jo urrejtje. Siç thuhet, dy këngëtarët kanë punuar gjatë për realizimin e një kënge, që t’i bindte vërtet dhe pasi kanë hedhur disa variante poshtë, kanë vendosur më në fund ta titullojnë “Adrenalinë”, fabulën me vargjet e shkruara nga Rozana Radi, mikeshë e tyre. E kompozuar nga Alban Fortuna, kënga është një miksim i motiveve popullore dhe muzikës RnB, përkatësisht dy rrymat e lëvruara nga secili këngëtar në karrierën e tyre muzikore. Bëhet fjalë për një këngë shumë ritmike, dhe ku dy këngëtarët i këndojnë të njëjtës femër, që mohojnë t’i jetë dedikuar dikujt që ka lidhje me jetën e tyre. Këngën e hap Sinani me vargjet: “Se çka thua hiç s’ma ndjen/ Se çka dua mirë e di”... dhe mbyllet me disa vargje të kënduara nga Seldi. E gjithë kënga është ndërtuar si një monolog i secilit këngëtar me vajzën imagjinare, të cilës i kushtohen vargjet.

10 mijë euro kushtoi klipi

Helikopterë, limuzina, paparacë dhe shumë “fashion” do të shihni në klipin, për të cilin dy këngëtarët kanë punuar plot 11 ditë për ta realizuar, ndërkohë që një klip në Shqipëri realizohet vetëm për dy ditë.  Sinan Hoxha ka lënë mënjanë koncertet për disa ditë, pasi qëllimi i tij ishte të shfaqet me një realizim bombastik, që mahnit me luksin, meshkujt e femrat e bukura, dhe interpretimin ndryshe të këngëtarëve. Xhirimet e klipit që janë realizuar në Tiranë dhe Durrës, kanë fokusuar jo pak, por 200 figurantë të veshur në stil klasik veshjesh, të realizuara nga stilisti i njohur, Joni Peçi. Shpenzimet për klipin janë mbuluar nga “Fenix Studio”, që ka marrë tashmë në menaxhim dy këngëtarët. Për realizimin e këtij klipi u angazhua një staf i madh me regji të Bledi Kalivaçit, montazh të Sami Lekës dhe “make up” të Artur Muçës. Edhe pse vendet e xhirimit u mbajtën sekret, kemi arritur të sigurojmë disa foto të shkëputura nga momentet e xhirimit të klipit.

Këngëtarët: Skenar i menaxhuar nga vetë ne 

Ndërkohë edhe pse nuk duan të identifikohen, shumë kolegë të tyre këngëtarë kanë pohuar për gazetën “Panorama” se, “skupi mediatik që mbushi faqet e gazetave me komentet për miqësinë e Seldit dhe Sinanit, ka qenë një skenar i ideuar dhe menaxhuar nga vetë ata, për të arritur pikërisht popullaritetin e dëshiruar nga shumë këngëtarë”. Ka nga ata që pohojnë se “Sinani dhe Seldi e krijuan vetë trillin, që ashtu si shumë këngëtarë në botë të krijojnë një zhurmë të tillë, pa e çarë kokën për namin e keq, por mjaftohej të kishin përfitime të tjera, për shembull më shumë koncerte dhe oferta për këngë të reja”.  

Sinan Hoxha: “Vargjet nuk i kushtohen askujt, i këndojmë femrës imagjinare”
Fjalët dhe komentet ua ka lënë gazetave. Këngëtari i njohur nuk ka pasur dëshirë të japë detaje rreth këngës, përveçse ka pranuar t’u përgjigjet shumë pak pyetjeve në lidhje me këtë histori: 
Sinan, u fol shumë se ky duet i kushtohej ish-të dashurës së Seldit, që e njohu në “Big Brother”. Si është e vërteta?
Jo, aspak. Ndryshe nga çfarë është shkruar deri tani në faqet e shtypit, kjo këngë nuk i kushtohet asnjë personi real. Nuk kam përse e bëj, përderisa nuk e kam bërë deri tani. Mund t’ju them se kam 12 vjet që këndoj në skenë, kam tashmë një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në muzikë. Deri tani nuk i kam kushtuar këngë asnjë personi real në jetën time. Këngët e mia ia dedikoj vetëm publikut dhe përderisa ende s’i kam dedikuar një këngë nënës sime, njeriut më të shtrenjtë që kam, askush tjetër nuk do ta ketë këtë shans.

“Adrenalinë”

Sinani : Se çka thua hiç s’ma ndjen
Se çka dua mirë e di


Seldi: Nga Tirana, Prishtina, Tetova
Më të mirën zeshkane zgjodha

Sinani : Ty të thonë e bukra e nanës
Unë jam sherri i mëhallës

Seldi  : Ti vetë ke thënë
Na krejt e dina
“kur jam me ty,
rritet adrenalina”


Sinani : Xhane, moj zeshkane
T’kam zemër moj shejtane


Seldi (refreni) : Ti mirë e di,
Se unë jam ai djali
Unë jam perfekt
E frymën ta ndali
Seldi: “Na ishte njëherë Domenika”
Edhe Seldi Qalliu, ish-banor i “Big Brother 3”, e ka hedhur poshtë idenë se këtë këngë ia ka kushtuar Domenikës, ish-të dashurës e tij. Ai është shprehur për “Panorama Plus” se “jo vetëm që nuk ia kam dedikuar këngën asaj, por tashmë dhe emrin ia kam harruar”. Po tëmë pyesni për të përgjigjja ime dotë ishte “na ishte njëherë Domenika”, ka pohuar ai. Seldi nuk ka dhënë shumë detaje se si po vazhdon jeta e tij ndërsa pohon se, ka pasur shumë njohje me vajza të reja, edhe pse ende nuk ka krijuar një lidhje të qëndrueshme. “Tashmë do u përkushtohem studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura”, dhe karrierës sime në muzikë që është pasioni im i vërtetë në jetë, të cilin nuk besoj se do e braktis kurrë”. Seldi, një nga personazhet e “BB3”, edhe brenda shtëpisë nuk e fshehu ambicien e tij për famë.a
shko