Gazeta britanike Guardian vazhdon të raportojë gjerësisht për tregëtinë me organe në Kosovë. Gazetari i saj, Paul Lewis është në Prishtinë, për të ndjekur nga afër rastin Medicus, dhe akuzat për kryeministrin Thaçi. Ky është shkrimi i plotë më i ri.
“Dhuruesi turk dhe pranuesi izraelit ishin të shtrirë në shtrate pranë njëri-tjetrit para se veshka të shkëmbehej. Të dy burrat më vonë konfirmuan se sytë e tyre u takuan pak sekonda para operacionit.
Yilman Altun, 23 vjeç, ishte një turk i dëshpëruar që tha se i’u premtua një shpërblim i madh për veshkën e tij, nga një ndërmjetësues në Stamboll. Pranë tij shtrihej, Bezalel Shafran, një izraelit 74-vjeç i cili dha 90.000 Euro në tregun e zi për veshkën që besonte se do t’ia zgjaste jetën.
Sipas aktakuzës së ngritur për rastin Medicus në Prishtinë, mjeku që realizonte shkëmbimet e veshkave ishte turku Yusuf Ercin Sonmez, mjeku 53-vjeç.
Turku tash është subjekt i një kërkimi ndërkombëtar. Prokurorët besojnë se ai ka luajtur rol qendror në trafikimin ilegal të organeve, dhe një raport zyrtar e lidhi me tregëtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sonmez, i njohur si Doktor Vampiri, kërkohet nga Interpol për krime kundër jetës dhe shëndetit, trafikim të njerëzve, imigrim dhe trafikim ilegal. Një investigim nga Guardian gjen se Sonmez ka qenë lojtari kryesor në tregëtinë e paskrupullt të organeve për 10 vjet. Ai u pa këtë vit në Azerbejxhan, ku burimet tregojnë se po bënte transplante të veshkave në Spitalin Universitar në Baku.
Atje u arrestuan disa mjekë ukrainas në lidhje me rastin, kurse Sonmez para zhdukjes mohoi të gjitha.
Guardian ka parë këtë javë në klinikën Medicus në Prishtinë, mantela mjekësore për rusët, moldavët, kazakët dhe turqit që ishin të gatshëm për të humbur organet e tyre. Aty kishte edhe kuti me paisje mjekësore ku shkruhej emri Sonmez.
Lutfi Dervishi, që ende punon në Spitalin e Prishtinës, ende përdor vizitëkartën e Medicus dhe numrat e telefonit, për një klinikë tjetër private aty afër. Ai refuzoi të flasë për Guardian.
Por, është Sonmez që prokurorët thonë se ka pasur rolin qendror në trafikim. Në vitin 1998, disa gazetarë të një televizioni turk, që pretenduan se po shisnin organet e tyre, ekspozuan veprimtarinë e paligjshme të Sonmez. Ai u arrestua disa herë atje, dhe iu ndalua puna në sektorin publik mjekësor në Turqi.Prandaj, edhe doli jashtë vendit për veprimtarinë e tij. Ai thotë se pacientët mbushnin një formë që pranonin se bënin dhurimin e organeve për arsye humanitare. Të tilla forma u gjetën edhe në Medicus në Prishtinë. 30 viktimave i’u hoqën organet për 8 muaj në vitin 2008. Pacientë nga Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe Izraeli morën organe këtu. Përkundër premtimeve për t’i paguar me nja 20.000 euro, dhuruesi dolën duarthatë.
Raporti i Këshilit të Evropës e lidh Medicusin me një rrjet kriminal më të gjerë në UÇK, që filloi tregëtinë me organe në vitin 1999. Një fraksion lojal i Thaçit u akuzua për tregëtinë që dërgonte të burgosurit serbë jashtë. Në raport thuhet se disa janë gjuajtur në kokë, pastaj u janë marrë veshkat. Mendohet se veshkat e tyre janë futur në qese dhe janë dërguar në Stmaboll. Thaçi i ka hedhur poshtë me forcë akuzat.
Një burim i Intelegjencias me bazë në Washington ka thënë se veshkat i’u shitën Sonmezit. Ishte atëherë koka kur mjekët turq thuhet se lidhën bashkëpunim me shqiptarët e Kosovës, që hetuesit besojnë, se janë të përfshirë në rastin Medicus, dhe akuzat për të cilin u bënë publik gjatë javës. Një gjykatës në Prishtinë do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për të vazhduar gjykimin.
"Në shumë mënyra këto janë dy operacione të ngjashme. Në të dyja rastet, ju keni veprimtari ilegale që lidhin shqiptarë të rëndësishëm të Kosovës me trafikimin e organeve të viktimave të pafajshme, që u bënë pjesë e trafikimit ndërkombëtar për të përfituar nga operacionet e Sonmez”, tha burimi./guardian