Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t’i dëgjuar, dhe pastaj t’i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo?
Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t’i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë “ngarkesë erotike” që është brenda jush: “Lasciarsi andare”, lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.
Xhelozia dhe dyshimi
Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e “pabindur”, që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi “Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?” Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.
Liria dhe kënaqësia
Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet seksuale duhet t’i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t’u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t’i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.