e shtunë, 29 janar 2011

Charlie Sheen, nuk i përballon 5 femra, përfundon në spital

Çmenduria e aktorit Charlie Sheen nuk ka të ndalur, sidomos argëtimi me porno-aktore dhe konsumimi i drogës. Kështu, ai të martën në pronën e tij kishte
organizuar një ndejë të çmendur për veten dhe pesë mikeshat e tij të reja, mes tyre edhe porno-ylli 22-vjeçe, Kacey Jordan.
Kacey Jordan



Për të Charlie kishte gjurmuar një vit të plotë. “Unë jam adhurues i madh i yti. Të kam kërkuar vitin e fundit dhe më vjen mirë që në fund jemi njohur”, thuhet në porosinë të cilën ia kishte dërguar Charlie.

Mirëpo, kjo ndejë e cila ishte e mbushur përplot alkool, drogë dhe seks, nuk ka përfunduar mirë për aktorin, pasi është dashur të vijë ndihma e shpejtë për ta dërguar në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në bark, më saktësisht në abdomen.

Se diçka është serioze, tregon fakti se në spital kanë shkuar prindërit e tij dhe ish-gruaja Denise Richards./yp

shko