e premte, 28 janar 2011

Digjet me açeton duke pastruar thonjtë


Një 19-vjeçare është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi ka pësuar djegie të gradës së dytë në 30% të trupit duke pastruar thonjtë me açeton.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Madrid (Spanjë).Açetoni mori flakë në kohën që vajza e re po pastronte thonjtë duke pirë një cigare.

Ambulanca e gjeti vajzën të vetëdijshme, por me djegie në fytyrë, gjoks, duar dhe këmbë. Bashkë me të ndodhej edhe një mashkull i cili kishte djegie të gradës së parë dhe të dytë në duar që i kishte marrë kur po tentonte të ndihmonte vajzën./tch
shko