Gladys Gough ka thënë se asnjëherë nuk e ka
marrë mundimin për të pasur marrëdhënie intime me një mashkull.Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka provuar kurrë alkoolin, duhanin apo ilaçet.
“Nuk jam martuar kurrë dhe asnjëherë nuk kam pasur të dashur. Mbase kjo është arsyeja që kam jetuar kaq gjatë. Nuk kam pasur kohë për meshkujt”, tha Gough për ‘The Sun’.
Gruaja nga Coventry (Angli) ia ka dedikuar jetën udhëtimit me motrën e saj Edna, e cila vdiq në vitin 1996, në moshën 85-vjeçare.
“Gjithmonë na janë vardisur meshkuj, por kemi zgjedhur të shohim botën dhe të qëndrojmë me njëra-tjetrën”, përfundon Gladys./tch