Pas shumë zërave, vjen më në fund fotoja që zyrtarizon lidhjen: Shakira dhe Pique, të kapur për dore duke dalë nga një restorant i Barcelonës të dielën e kaluar.
Në këtë rast, këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës nuk kanë mundur të evitojnë fotografët dhe fotot janë prova që midis tyre ekziston një marrëdhënie.
Zërat për këtë lidhje filluan në botërorin e Afrikës së Jugut dhe me kalimin e kohës shtoheshin gjithmonë e më shumë.
Ndarja e Shakirës me të fejuarin e saj Antonio de la Rua dhe transferimi në Barcelonë bënë që marrëdhënia mes saj dhe Pique të ishte një “sekret” i njohur nga të gjithë./yp