e enjte, 3 shkurt 2011

Censurohet Rihanna

Rihanna sërish ka shkaktuar kontroversë, ndërsa këtë herë me videospotin e këngës "S&M". Këngëtarja e zjarrtë në të paraqitet
në lateks të bardhë, gëlltit banane dhe simulon seks me kukull, ndërsa për shkak të përmbajtjes eksplicite, ky spot deri më tani është ndaluar në 11 shtete në Azi.

Thuhet se edhe MTV është duke menduar për një ripunim të këtij spoti, me skena më pak seksi. Në përputhje me spotin, edhe vargjet e këngës janë mjaft vulgare. "Seksi në avion, nuk më pengon, e adhuroj atë aromë", pastaj "shkopinjtë dhe gurët mund të mi thyejnë kockat, por zinxhirët dhe kamxhikët, më eksistojnë".

Rihanna ia ka qëlluar formulës së duhur, me të cilën videospoti i saj është bërë temë e ditës, ndërsa shumë radiostacione dhe televizione, kanë deklaruar se e presin një version më të zbutur të këngës, para se ta emetojnë./yp
shko