Punimi, i publikuar sot në “British Medical Journal”, tregoi se personat që konsumojnë në mënyë të vazhdueshme doza të ulta alkooli kanë një risk 14-25% më të ulët për
t’u prekur nga sëmundjes e zemrës apo për t’u goditur nga infarkti, krahasuar me njerëzit që nuk konsumojnë kurrë alkool.Pak kohë më parë, një studim kanadez, kishte vërtetuar se alkooli është në gjendje të transformojnë në kolesterol të dobishëm, kolesterolin e dëmshëm të trupit.
E thënë me fjalë të tjera, pirja e moderuar e alkoolit bën që rreziku i zemrës të ulet deri në atë masë që kanë personat që merren me sport dhe mbajnë një dietë të balancuar.
Megjithatë, të gjithë ata që e teprojnë me alkoolin dhe konsumojnë sasi të mëdha në mënyrë të vazhdueshme, kanë një rrezik të shtuar për sëmundje zemre dhe infarkt.
Sipas mjekëve që udhëhoqën këtë studim, pirja e 1-2 gotave në ditë përmirëson shëndetin, por jo më shumë se kaq.
Në personat e alkoolizuar, është e zakonshme goditja nga infarktet, vuajtja nga hipertensioni apo vdekjet nga çirroza e disa lloje kancerash./tch