“Amensty International i bën thirrje Serbisë që të dyfishojë përpjekjet për të garantuar se të gjithë oficerët dhe të dyshuarit për vrasjen e shqiptarëve dhe përfshirjen në operacionet e fshehjes së krimeve të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar Nicola Duckworth, drejtoresh e kësaj organizate për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Amnesty International ka kërkuar nga policia serbe që të bashkëpunojë ngushtë me prokurorinë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimeve kundër shqiptarëve. “Të afërmit e viktimave, një pjesë e të cilëve tashmë janë të zhdukur, meritojnë drejtësi dhe duhet tu thuhet fati i vendndodhjes së familjarëve të tyre”, ka thënë tha Duckworth.
Të paktën edhe 1800 veta, shumica e tyre shqiptarë, konsiderohen të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë, e cila mori jetën e mijëra shqiptarëve që kërkonin të drejtën e tyre për liri dhe pavarësi nga okupimi njëshekullor. Shumë nga shqiptarët e vrarë gjatë luftës, shumica civilë, ishin transportuar dhe varrosur nëpër varreza masive në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit. /Telegrafi