e mërkurë, 2 mars 2011

Alex Ferguson akuzon gjyqtarët

Pas humbjes së pësuar në "Stamford Bridge" ndaj Chelseat me rezultat 2-1, trajneri i  skuadrës së Manchester United, Ferguson ishte mjaftë i ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, Mark Clattenburg.

“Ndërhyrja për njëmbëdhjetë metersh ishte shumë e lehtë. Luajtëm shumë mirë. Ishte një paraqitje e mirë e jona. Nuk e merituam këtë,” u shpreh Ferguson pas ndeshjes.
“Ndërhyrjet e David Luizzit ishin të ashpra. Ishte e pabesueshme. Së pari ndërhyri ndaj Chicharito dhe referi nuk reagoj".
“Ndërhyrja ndaj Roonyt ishte edhe më e ashpër dhe referi ishte vetëm 5 metra larg dhe prapë nuk reagon. Kjo ndryshoi lojën,” shtoi Fergusson./io/
shko