e mërkurë, 2 mars 2011

IFFHS: Interi klubi më i mirë në botë

Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), ka publikuar renditjen e klubeve më të suksesshme në botë.



Edhe më tutje kryeson skuadra kampione e Italisë, Evropës dhe botës, Inter, me 304, derisa tri pikë më pak ka Barcelona. Reali i Madridit është ngjitur një pozitë më lartë dhe tash zë vendin e tretë, me 261 pikë, duke e zhvendosur Bajernin e Munihut në pozitën e katërt. Në “Top 100” të IFFHS-së më së shumti klube ka Brazili (10 sosh), kurse më pas vijnë Spanja dhe Italia, me nga 7 klube, kurse Anglia dhe Gjermania kanë nga gjashtë klube. Ndërkohë, Anglia ka madje tri klube në dhjetëshen e parë, janë këto Mançester Junajtedi, Liverpuli dhe Çelsi.




Renditja e IFFHS-së
1. (1.) Inter (Itali) 304
2. (2.) Barcelona (Spanjë) 301
3. (4.) Real Madrid (Spanjë) 261
4. (3.) Bajern (Gjermani) 260
5. (6.) Internacional (Brazil) 238
6. (9.) Mançester Junajted (Angli) 233
7. (6.) Estudiantes de La Plata (Argjentinë) 229
8. (5.) Liverpul (Angli) 228
9. (8.) Porto (Portugali) 219.5
10. (11.) Çelsi (Angli) 218
shko