që bartte ushtarë amerikanë, ka njoftuar policia gjermane. Dy persona të tjerë në autobus, që besohet se janë ushtarë, kanë marrë plagë serioze. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar nga Kosova.
Shoferi dhe një ushtar ka vdekur në sulm Nuk është e qartë nëse ky është një sulm terrorist.
Agjencitë e huaja të lajmeve bëjnë me dije se është identifikuar autori i vrasjes së dy ushtarëve amerikanë, në Frankfurt. Bëhet fjalë për Arif Ukën (21 vjeç), nga pjesa veriore e Mitrovicës. Nuk ka hollësi të tjera për motivet e këtij akti.Në aeroportin e Frankfurtit, një kosovar 21 vjeçar ka shtënë mbi autobusin, i cili bartte ushtarë amerikanë. Dy persona kanë vdekur , kurse edhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. “Personi që shtiu tashmë është arrestuar”, tha përfaqësuesi për shtyp i aeroportit të Frankfurtit. Pohimet e agjencisë gjermane të lajmeve DPA se vrasësi është kosovar ky zëdhënës nuk i vërtetoi. /kd/