flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buçetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit, nuk janë vërejtur liderët tanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtë tubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastin edhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë./topLajm