Afër qytetit kolonial të Brazilit Paraty, u organizua gara tradicionale e baltës, ku kostumi më i mirë është ai i përlyeri.Shumë qytetarë të Brazilit, por edhe turistë nga e gjithë bota vrapuan nëpër baltë dhe kështu ta respektojnë traditën.
Larja nëpër baltë është argëtim i vërtetë, shumë çifte mezi e presin ditën kur në mënyrë masive shkërryhen nëpër baltë, shkruajnë emrin e klubit të futbollit në gjoks ose gjuajnë njëri tjetrin me baltë.
Brazilianët kalojnë tërë ditën duke “u larë” me baltë, duke u shoqëruar, dëgjuar muzikë e cila jehon nga përforcuesit e vendosur në bregun ku organizohet festa. Larja në baltë për herë të parë është organizuar më 1986 kur disa brazilianë lyen trupin me baltë për tu mbrojtur nga insektet. Nxitën njëri tjetrin të vrapojnë ashtu të lyer nëpër qendër të Paratyt dhe kështu lindi ideja për mbajtjen e festivalit të përvitshëm të larjes në baltë./topLajm