e hënë, 4 tetor 2010

Aroma e luleve zbut stresin

Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit

Që aroma e luleve mund të jetë e këndshme madje dhe relaksuese tashmë dihej. Por tani nga Japonia vjen prova shkencore mbi efektin pozitiv në organizëm të aromës së luleve.
Sipas një studimi, të publikuar kohët e fundit në revistën ‘’Journal of Argicoltural and Food Chemistry’’. Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Tani për tani ka qenë hulumtimi I kryer vetëm mbi minj, prandaj rezultatet duhet të shikohen me kujdes. Ështe e njohur që në kohët e lashta se disa aroma kanë efektin psiko-fiziologjike, qetësuese, si dhe kanë një efekt antidepresiv, ndërsa disa të tjera kanë efekt gjumendjellës. Duke u nisur nga këto të dhëna, Akio Nakamura dhe bashkëpunëtorët e tij kanë eksperimentuar në disa situate stresuese dhe kanë verifikuar ne vetëvete impaktin e linalool, një agjent kimit përgjegjës i një arome prezentë në disa lloje lulesh si portokalli, ulliri, mango, limoni.

Rezultati ishte se linalooli, që zakonisht përdoret në produkte komerciale, ka kryer një veprim represiv mbi disa ndryshime në qelizat e gjakut dhe në shprehjen e gjenit që i atribuohen stresit. Në veçant, substancat në mënyre të ndjeshme ka zvogëluar mutacionin ne 109 gjene të kavieve që u morën për eksperiment. Sipas studiuesve, fakti që efekti I aromës matet përmes analiozave të gjakut në të ardhmen mund të testohet dhe te njeriut.
shko