e hënë, 4 tetor 2010

Zbardhja e dhëmbëve, e dëmshme?

Në kohën kur të gjithë ne jemi të dhënë pas dhëmbëve të bardhë, duhet ta dimë edhe anën negative të shumë preparative për zbardhjen e dhëmbëve

Shkencëtarët thonë se shumë produkte për zbardhjen e dhëmbëve, shkaktojnë dëmtim të smaltit të dhëmbëve. Lajmi vjen nga një studim I publikuar në revistën ‘’Jurnal of Dentistry’’, që sipas  tij, duhet të bëjmë kujdes me disa
produkte, veçanërisht ato të ‘’kategorisë së parë’’, të cilat përmbajnë formula të rrezikshme.
Studiuesit e  ‘’Ohio State University’’ SHBA kanë zbuluar se këto lloj produktesh, edhe pse nuk mund të dallohen me sy të lirë, prishin smaltin, I cili mund te rikuperohet nëse dhëmbi është I shëndetshëm. ‘’Po flasim për një shkallë shumë të vogël. Por, edhe pse efekti mund të mos jetë I dukshëm për syrin e njeriut, ështe njëlloj I rëndësishëm për studimin, sepse na tregon se sa duhet të përmirësohen produktet’’, ka thënë doktori, I cili drejton studimin.
shko