Ështe vërtetuar shekncëtarisht se specat e djegës janë të shëndetshëm.
Në fakt, kapsaina, alkaloidi që I jep djegësi specit, nxit sekretimin e endorfinës, hormonit të kënaqësisë dhe ka një sërë efektesh të shëndetshmë.
Perimet dhe pemët djegëse janë 2-3 herë më të pasur me vitaminën C, në raport me sasinë e njëjtë të për shembull limonit apo portokallit, stimulojnë qarkullimin e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak dhe kanë efekt antikoagulativ me çka zvogëlohet mundësia nga sulmi në zemër apo tru.
Djegësia e tyre gjithashtu zbut simptomat e ndezjes së nyjeve dhe përdoret si mjet kundër sëmundjeve afatgjata kronike, shkruan ‘’Men’s Helath’’. Përmbajnë vitamina B1, B2, B6 dhe B12, vitaminën P, stabilizues i qarkullimit të gjakut dhe betakarotën, ndërsa nga mineralet: kaliumin, kalciumin, magnezin, fosforin dhe zinkun. Kësht që digjuni lirisht, e nëse ia tepëroni ‘’zjarrin’’ e shuani me një gotë qumësht.