Përmes një studimi është zbuluar se lëngjet e frutave në dhëmbë ndikojnë tejet dëmshëm, madje edhe më shumë se mjetet për zbardhjen e dhëmbëve.
Një gotë lëng për mëngjes ndoshta sjellë më shumë dëme se sa fitime, paralajmërojnë studiuesit. Ata thonë se disa lëngje përmbajnë sasi të madhe të acideve, të cilat mund të dëmtojnë dhëmbët.
Studimi ka treguar se lëngjet e frutave dinë të dëmtojnë edhe deri në 85% të fibrave të dhëmbëve, çka sjell deri te dëmtimi I mëtejmë I dhëmbëve. ‘’Acidet në disa lëngje janë aq të forta, sa mund të themi se I tret fibrat nga dhëmbët’’, ka paralajmëruar stomatologu dr.Jan-Fang Ren nga universiteti I Nju Jorkut.Dr. Ren dhe bashkëpunëtorët e tij deri te ky zbulim kanë ardhur rastësishtë, derisa kanë qenë duke studiuar se çfarë ndikimi kanë preparatet për zbardhjen e dhëmbëve. Është zbuluar se preparatet e tilla që përmbajnë hidrogjenin peroksid është shumë me pak I dëmshëm se lëngjet e frutave. Një theks I veçant është vënë në lëngun nga portokalli, I cili përmban më së shumti acide dhe me këtë edhe I dëmton dhëmbët. Stomtologët këshillojnë që lëngjet e frutave të pihen me pip apo në të njëjtën kohë kur hahet ushqimi.