Malet e “Avatar”-it ekzistojnë!
Mali i Shenjët nga filmi “Avatar” ekziston me të vërtetë. Nuk është në Pandora, as në të ardhmen, por ekziston tani,
në Kinë, e për nder të filmit të Xhejms Kameron i është ndryshuar emri.Formacionet shkëmbore të provincës së Hunanit kanë shërbyer si model për shkëmbinjët super-gjigantë të planetit fantastiko-shkëncor.
Pas suksesit që pati filmi “Avatar” në Kinë, drejtuesit e zonës Zhangjiaji, kanë vendosur t’i vënë emrin e malit të Shenjtë: Avatar Hallelujah Montines. Kjo për drejtuesit lokalë është edhe një mënyrë për të rritur numrin e turistëve në zonë.