"I nderuari Dr. Sejdiu, Në emër të popullit amerikan, ju shpreh falenderimet e mia më të thella për kontributin që ju keni dhënë për të forcuar miqësinë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës gjatë mandatit tuaj si President dhe, vërtet, gjatë tërë karierës suaj.
Ju uroj për lidershipin dhe shërbimin në interes të vendit tuaj si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Kosova ka arritur progrese të mëdha gjatë mandatit tuaj, për të cilat Ju dhe shteti juaj duhet të krenoheni. Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbesin të përkushtuara për të punuar me pasardhësin tuaj dhe me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për të vazhduar progresin e arritur gjatë mandatit tuaj, me qëllim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin euroatlantik".