e diel, 10 tetor 2010

Pse po zhduken bletat!?

Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur, një fenomen misterioz që lidhet me zhdukjen e bletëve. 
Sipas specialistëve, faji për këtë nuk është vetëm i ndryshimeve klimaterike dhe pesticideve, por edhe i një virusi. 
Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur: zhdukja e bletëve. Natyrshëm lind pyetja se çfarë po ndikon në zhdukjen e tyre?
Duke nisur që prej vitit 2006, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 deri në 40 për qind e zgjojeve është prekur nga fenomeni i quajtur si “sindromi i shpopullimit”. Ndër shkaktarët kryesorë të kësaj dukurie mendohet se janë pesticidet dhe ushqimi gjenetikisht i modifikuar. 
Aktualisht, një aleancë e pazakontë ajo mes shkencëtarëve ushtarakë dhe entomologëve, duket se ka arritur të bëjë një hap të rëndësishëm përpara: të identifikojë një të “dyshuar” të ri, ose më mirë dy. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore online “PlosOne”, me autorë disa shkencëtarë ushtarakë të Maryland dhe disa studiues të sjelljes së bletëve të Montanas, problemi mund të jetë shkaktuar nga ndërveprimi mes një kërpudhe dhe një virusi. Nuk është e qartë se në ç’mënyrë mund të ketë ndodhur saktësisht kjo, por një kombinim i tillë rezulton vdekjeprurës për insektet. Megjithatë, kërkime të tjera do të duhet të ndërmerren më thellësisht për këtë temë. Gjithsesi edhe për momentin ekzistojnë shumë prova të vlefshme: si kërpudha ashtu dhe virusi shtohen shpejt në një klimë të freskët e të lagësht dhe së bashku kryejnë veprimin e tyre të dëmshëm në barkun e bletëve, duke bërë që ushqyerja e insekteve në një farë mënyre të “komprometohet”. 
“Është njëlloj si të largosh një fantazmë: nuk i dihet kurrë se ku do të shfaqet herës tjetër”,
....shpjegon doktor Jerry Bromenshenk, i Universiteti të Montanas në Misula. Natyralisht, bashkëpunimi mes ushtrisë dhe botës akademike nuk është diçka e re. Grupi i doktor Bromenshenk në të kaluarën është marrë me aplikimet e mundshme ushtarake të studimeve mbi sjelljen e bletëve, si për shembull duke zhvilluar mënyrën për t’i përdorur këto insekte që të bëheshin treguese të minave kundër njerëzve. 
Sidoqoftë si kërkuesit, ashtu edhe shkencëtarët ushtarakë, mendojmë se fenomeni i “sindromit të shpopullimit” mund të shënojë herën e parë që sistemi mbrojtës i realizuar pas 11 shtatorit nga “Home security Department” dhe bota akademike, janë në koalicion për të zgjidhur një problem thuajse të pazgjidhshëm. 
Ajo që e bën më të vështirë zgjidhjen e problemit është fakti se me sindromin e shpopullimit bletët jo vetëm zhduken, por më parë fluturojnë nga zgjojet në çdo drejtim të mundshëm. Kjo e bën më të vështirë realizimin e “autopsisë”. Grupi i Bromenshenk dhe shkencëtarët e “Army’s Edgewood Chemical Biological center”, në verilindje të Baltimores, në kërkimet e tyre të përbashkëta mbështetin se virusi dhe kërpudha janë gjetur te të gjitha kolonitë e bletëve të studiuara. I vetëm, asnjë prej këtyre agjentëve nuk do të mund të krijonte dot dëm, por veprimi i përbashkët është vdekjeprurës. 
“Misioni ynë është zhvillimi i kapacitetit të të vëzhguarit, me qëllim mbrojtjen e njerëzve nga çdo lloj agjenti biologjik”, 
thotë Charkles Wick, mikrobiolog në qendrën e “Edgewood”. Bletët, shpjegojnë ata, janë një rast perfekt për të testuar atë që një softuer analitik i ushtrisë është në gjendje të bëjë. 
Sistemi arrin të dallojë proteinat e veçanta të një kampioni, kështu që identifikon një virus ose një tjetër formë mikroskopike jete në bazë të proteinave që përmban. Forca e kësaj ideje, si në fazën ushtarake, si në atë të bletëve, është vërtet shumë e madhe, shpjegojnë kërkuesit, për aq kohë sa kjo lejon përdorimin e asaj që ishte e njohur. Shkencëtarët që do të marrin pjesë në projekt nënvizojnë se përfundimet e tyre nuk do të jenë definitive. Skema duket e qartë, thonë, por është e nevojshme të bësh të tjera kërkime për të përcaktuar, për shembull, deri në çfarë pike një epidemi mund të evitohet dhe cili është roli që luajnë faktorët ambientalë, si i nxehti, i ftohti dhe thatësira.
shko