e diel, 30 janar 2011

De jure: Albert Ajnshtajn ka qene shtetas Shqipetar

Ne nje nga rrugicat karakteristike te qytetit te Pogradecit, ne lagjen Burima, ne krahun e djathte te kishes se vjeter te qytetit, ndodhet nje vile dykateshe e zhytur ne mes te nje lulishteje dhe nje kopshti me molle dhe hardhi rrushi.


Ne katin e siperm te shtepise valevitet nje flamur kombetar. eshte shtepia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit te asociuar, Jovan Bashos, shef i sherbimit ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, ne Tirane.





- Sapo futesh ne shtepine e Bashove, do te ndeshesh me nje portret te shkencetarit te madh gjerman, Albert Ajnshtajnit, i cili eshte i vendosur ne nje nga pozicionet kryesore te shtepise.


Perqendrimi tek kjo foto nuk i habit pjesetaret e familjes Basho, pasi ata na thane se Albert Ajnshtajni ka qene mik i madh i kesaj familjeje, madje shkencetari i madh Albert Ajnshtajni, pas kontakteve te shumta ne Vjene me doktorin e famshem Jani Basho (i cili pasi kthehet ne Shqiperi punon si mjek personal i mbretit Zog), Ajnshtajni vjen ne Shqiperi ne prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistet gjermane, per shkak te origjines se tij hebreje dhe me pas pajiset me nje pasaporte shqiptare dhe te largohet me kete pasaporte ne drejtim te SHBA-se. 


Po cilat jane faktet e kesaj nenshtetesie shqiptare te Albert Ajnshtajnit? 


Ne regjistrin e vjeter te vitit 1931, AK0 31, ne faqen 53 /1, ndodhet ky shenim :
- Sot me daten 10 prill 1931, u paraqit te zyren e Bashkise se Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur me 1892 ne lagjen Burima te Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasise, me profesion mjek personal prane naltmadhenise se tij Zogu i Pare, i cili na jep garanci qe Albert Ajnshtajni te behet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vertetim dhe certifikate Albert Ajnshtajnin, si banor te Poradecit ne lagjen Burima.
Nepunsi i Bashkise Dhensi i garancise 
Reis Asllani Dr. Jani Basho 


Dr. Jani Bashua, pas studimeve me rezultate te shkelqyera ne Vjene, ne vitin 1928 emerohet si mjek personal i mbretit Zogu i Pare. Ne kujtimet e mbledhura nga nipi i tij, dr. Jovan Bashua, doktor Jani Bashua pershkruan me hollesi kete moment:


Ka qene 16 dhjetori 1930. Mbreti Zog, sapo hengri darke, i filluan disa dhimbje te forta barku. Pasi e viziton dr. Jani Bashua e keshillon mbretin qe te shtrihej. Sipas Jani Bashos, mbreti Zog, prej dy vjetesh vuante nga nje semundje zorresh. Ne kete situate u shtrua problemi qe te vertetohej diagnoza.


Pas dy ditesh, mbreti Zog therret dr. Jani Bashon dhe i thote qe te pergatitej se do te shkonin se bashku ne Rome per analiza te hollesishme. Dr. Jani Bashua i pergjigjet se ishte e drejta e tij, por nese do t`i merrte mendim atij, duhet te shkonin te vizitoheshin ne Vjene.


Mbreti Zog ia miratoi propozimin dhe naten e 26 janarit, delegacioni i larte shqiptar, me pasaporta me emra te falsifikuar per te ruajtur sekretin, u nis nga Durresi me nje kacatorpedinier te flotes italiane, i cili te nesermen i coi ne Trieste. Aty i priste treni personal i Viktor Emanuelit, me te cilin mberriten ne Vjene dhe me pas u sistemuan ne hotelin Imperial.


Ne Vjene, dr. Jani Bashua takoi profesoret e tij dhe njeherazi dhe miqte e tij, nder te cilet, aktorin e famshem Aleksander Moisiu. Ne takimin qe ai pati tek shoket e tij dhe miqte e ngushte, ata i bene nje kerkese:


Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte ne rrezik dhe kerkohej nga nazistet gjermane si hebre dhe duhej te largohej, por e kishte te pamundur, pasi pasaporten e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Keshtu, i thane ata, meqenese ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t'i jape nje pasaporte shqiptare.


Pas vizitave te shumta dhe analizave qe iu bene mbretit Zog nga mjeket me te mire austriake dhe vecanerisht prof. Hollznecht-i, i cili i beri me shume se 30 radiografi per t`i percaktuar diagnozen, ne nje moment pushimi, kur mbreti Zog po pinte kafe me dr. Janin ne ambientet e hotelit, dr. Jani Bashua i ben kerkesen mbretit Zog qe te pajiset shkencetari Albert Ajnshtajni me pasaporte shqiptare, sepse jeta e tij eshte ne rrezik nga nazistet.


Mbreti, pasi e degjoi deri ne fund propozimin e mjekut te tij personal, i thote, dakord, thuaji te vije ne Shqiperi dhe beje t`i doktor Jani nje here pogradecar, si banues te Poradecit, me pas i japim nje pasaporte shqiptare.


Ne kujtimet e tij, thote dr. Bashua, ate dite kur i beri kerkesen, mbreti ishte ne forme te mire dhe ne mbremje ata shkuan se bashku ne operen e Vjenes per te pare "Aiden" e Verdit. Por, kur dolen jashte tek porta anesore ku po prisnin dy makina, mbreti Zog ishte ne makinen e pare me truprojen e tij Llesh Topallajn dhe me Eqerem Libohoven.


Sapo hipnim ne makine, kujton dr. Jani Bashua, u degjuan te shtena armesh qe na erdhen nga anash. Lleshi u rrezua per toke, ndersa Eqerem Libohova ishte plagosur ne pulpen e kembes. Mbreti Zog u ul ne gjunje dhe mori pozicion dhe filloi qe te shtjere me pistoleten qe kishte ne brez andej nga erdhen krismat.


Dr. Jani Bashua thote se menjehere shkova tek mbreti Zog dhe e pyeta se si ishte, por ai me tha shiko te tjeret se ai ishte mire. Shkova tek Topallaj dhe pashe qe ai kishte vdekur nga nje plumb qe e kishte zene ne arterien kardiake ne qafe. Me pas i lidha kemben Eqerem Libohoves per te nderprere hemorragjine dhe u nisem drejt spitalit.


Por, vazhdon dr. Jani Bashua, mbreti Zog e mbajti premtimin dhe nje dite ma rikujtoi qe t`i thuash atij shkencetarit qe te vije ne Shqiperi dhe ta pajisim me pasaporte shqiptare.


Po cilat jane deshmite e tjera qe e vertetojne kete? 
Dr. Prof. Jovan Bashua, i cili eshte marre me mbledhjen e kujtimeve te xhaxhait te babait te tij, Jani Basho, thote per gazeten "Shekulli":


Para se te vinte ne Shqiperi, ne qershor te vitit 2002, mbreteresha Geraldine i dha nje interviste nje gazetari anglez ne revisten "Style", me titull "Kthimi i mbretereshes", ku deklaron se ne Shqiperi kishte ardhur Albert Ajnshtajni dhe mbreti Zog e kishte pajisur me pasaporte shqiptare.


Se dyti, ish-bankieri i Bankes Kombetare Shqiptare ne kohen e Zogut, Ajeti Bega, i ka deklaruar ish-drejtorit te Fizikes Berthamore, prof. Dr. Skender Kojes, se Ajeti Bega kishte takuar personalisht ne Banken Shqiptare Albert Ajnshtajnin, ne fillim te vitit 1931, kur Ajnshtajni i ishte paraqitur ne Banken Kombetare Shqiptare per te kryer disa veprime midis Bankes Shqiptare dhe asaj gjermane.


Por, nepunesi Bankes, Ajeti Bega, tregon se ai nuk e ndihmonte dot, pasi banka e tyre veprime te tilla nuk kishte kryer ne ate kohe. Atehere, Albert Ajnshtajni i ka thene Ajeti Beges qe t`i thoshte pak drejtorit te tij qe e kerkonte Albert Ajnshtajni per te sqaruar dicka.


Sapo Ajeti eshte futur ne zyren e drejtorit te bankes, i cili ishte italian dhe i ka thene se e kerkonte Albert Ajnshajni, ai eshte ngritur me vrull nga karrigia dhe ka thene "si ka mundesi te me kerkoje Albert Ajnshtajni". Kush eshte ky, e kishte pyetur Ajeti Bega? eshte nje nga shkencetaret me te medhenj te botes.


Me pas, Ajnshtajni ka prishur nje cek me nje shume te caktuar qe ia kishte dhene mbreti Zog si dhurate. Sipas dokumenteve zyrtare, Albert Ajnshtajni, ne Banken e Tiranes ka qene me daten 9 prill 1931, ku ka kryer dhe veprimet e mesiperme.


Me daten 10 prill, dr. Jani Bashua ka marre certifikaten me emrin e Ajnshtajnit ne Pogradec dhe me pas eshte plotesuar me nderhyrjen direkte te mbretit Zog pasaporta me nenshtetesi shqiptare e Albert Ajnshtajnit nga Ministria e Brendshme shqiptare.


Sipas te dhenave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas te dhenave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy here ne Amerike ne dhjetor te 1931-shit dhe ne vitin 1932, me pasaporten shqiptare qe e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaporte tjeter.


Vetem ne fund te vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marre edhe nje pasaporte tjeter nga shteti zviceran, nderkohe qe te gjitha sherbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaporten shqiptare.


Padyshim, thekson Dr. Prof. Jovan Bashua, populli yne me te drejte duhet te krenohet se ka shpetuar mijera hebrej dhe midis tyre dhe shkencetarin me te madh te shek XX, Albert Ajnshtajnin. 


Kush ishte Jani Bashua? 


U lind ne Pogradec ne vitin 1892. Pogradeci i dha kaltersine e liqenit dhe mallin e pashuar per vendlindjen, qyteti i Manastirit i dha formimin fillestar ku kreu liceun, kurse Vjena i dha profesionin e mjekut me diplome te shkelqyer. Vjena e formoi si intelektual dhe si shkencetar. Nderkohe, revista "Djaleria" qe ai drejtonte ne Vjene, i dha rastin te shpalose talentin edhe si publicist.


Tirana, kryeqyteti i vendit te tij ku ai sherbeu per nje kohe te gjate, e beri te njohur si mjek. Dr. Jani Bashua eshte ai qe krijoi rrjetin e pare shendetesor te vendit, perkrah me mjeket e famshem te asaj kohe, Rifat Frasherin, Bilal Golemin, Frederik Shiroken, etj. 
Doktor Jani Bashua ka bere pjese ne ajken e rinise Universitare vjeneze te shekullit XX. Kjo e beri te njohur me Aleksander Moisiun dhe miqesine shumevjecare me Albert Ajnshtajnin.


Mik i ngushte me dy korifej te letrave, bashkeqytetaret e tij, Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, dhe per shume vite mjek personal i mbretit Zog, i cili jo vetem kreu detyren e mjekut, por dhe te nje keshilltari te mire. Pas clirimit ka punuar ne poste drejtuese si drejtor i spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ne Tirane.


Me pas, dr. Jani Bashua krijoi berthamen e spitaleve te qendres spitalore "Nene Tereza". Dr. Jani Bashua eshte themeluesi i Obstetrikes dhe Gjinekologjise dhe hartuesi librave shkencore te kesaj fushe. Ndahet nga jeta me 12.2.1957./FP
shko