e diel, 30 janar 2011

Plan për vrasjen e Ramës

Në protestën homazh të 28 janarit, të zhvilluar nga opozita, kreu i saj Edi Rama shfaq
et i rrethuar nga truproja të shumtë.


Arsyeja e ruajtjes së tij, nuk u bë publike atë ditë, por  një ditë më parë, në datën 27, policia kishte shoqëruar dhe marrë ne pyetje tre persona, të cilët e kishin kërcënuar shefin e opozitës përmes mesazheve telefonike.

Pas kërcënimit Shërbimi Informativ Shtetëror i kishte vënë në përgjim tre shtetasit dhe informoi policinë se tre shtetas po krijonin kushte për eleminimin fizik të kreut të opozitës.

Katër ditë pasi ishin shoqëruar në polici dhe disa orë pasi Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë burg me afat një mujor ndaj tre personave të arrestuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dha detaje për arrestimin e tyre.

“Më datë 27 janar, rreth orës 18:00 Policia e Shtetit mori informacione mbi një kërcënim ndaj shtetasit Edi Kristaq Rama nga shtetasi Luan Zenel Rami, vjeç 37, lindur në Burrel e banues në Tiranë. Sipas informacionit paraprak në këtë kërcënim me sms, shtetasi Luan Zenel Rami, kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat, të dëmtuar gjatë protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë 2 kullave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Njëkohësisht Policia e Shteti dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës, u njoftuan dhe morën masat për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasti Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore”, tha në një konferencë për shtyp, Hysni Burgaj.

Por kreu i Partisë Socialiste e ka nënvlerësuar këtë zhvillim duke thënë se jeta e tij nuk është më e rëndësishme se jeta e tre protestuesve që u vranë përpara selisë së Kryeministrisë më 21 janar.

“S’kam asnjë koment për këtë pasi është gjëja e fundit në botë për të cilën do t’u merrja kohë qytetarëve të këtij vendi. Përsëris jeta ime nuk është më e çmuar se sa jeta e atyre tre burrave të pafajshëm që dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Jam në rrugë me ata dhe me të gjithë që kanë këtë rrugë”, tha Rama./TCH/
shko