duke u festuar, ku ka të shtëna të shumta armesh prej llojeve të ndryshme, sidomos atyre automatike.
Përpos ndriçimit të madh reflektorësh që shihen nga larg në rezidencën e presidentit Pacolli, shihen dhe dëgjohen të shtëna të mëdha pikërisht nga presidenti ynë më i ri i Kosovës.
Bashkëvendësit e Behxhetit pyetnin jemi në luftë apo…?
Z. Behxhet Pacolli, gjithë atë arsenal armësh që posedon, i ka me leje të shtetit apo i ka armë ilegale?
A duhet të reagoi në këtë rast policia dhe gjyqësia, apo tash e tutje mund të bëjë çka të dojë në dhe të festoi me armë e me çka të dojë?
Kur i pari i shtetit ndjell zhurmë dhe paligjësi, çka mund të presim nga populli?/ki