“Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër. Muzika dhe orkestrimi janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”, ka thënë Shaqiri për telegrafi.com.
“Duke u nisur nga titulli ‘S'ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e saj, kënga është mjaft e këndshme dhe besoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mia”, ka theksuar ai.
Shaqiri është duke punuar edhe në dy këngë të reja. “Kam gati edhe dy kënge verore. Njërën mendoj ta nxjerr me datën 20 prill e tjetrën më 5 qershor dhe do të jenë të dyja hite verore. Kam një plan të mirë organizuar për këtë vit dhe besoj se do të kemi një verë të nxehtë sivjet”.
Por, Shaqiri ka edhe plane të tjera.
“Gjatë këtij viti mendoj të magjistroj në Akademinë e Arteve në Tiranë në Degën e Kompozicionit. Pas magjistraturës mendoj të shkoj edhe më tutje diku në Evropë të doktoroj në muzikë”.