e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Apple i jep fund aplikimit të Wikileaks-it!

Një nga kompanitë më të njohura në botë, Apple, ka vendosur të mbyllë faqet Wikileaks të hapura në aplikimin “iTunes App Store”.
Duke shitur me nga 1.99 dollarë aplikimet Wikileaks, “iTune App Store” ka arritur të fitojë 5 mijë 691 dollarë nga aplikimet Wikileaks brenda një kohe të shkurtër. 

Ndërkohë që “iTune App Store” heq të gjitha faqet  Wikileaks, faqe tjera të lidhura me të mund të shihen akoma në Google. Përfaqësuesit e kompanisë akoma nuk kanë  dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje dhe askush nuk është i sigurt për sa i përket shkakut të saj.

Kohë më parë edhe Amazon.com kishte marrë një vendim të ngjashëm në lidhje me Wikileaks./gs
shko