![]() |
| Roland Gjoni |
Flet eksperti i se Drejtes Nderkombetare, Roland Gjoni: 'Reagimet pas publikimit te raportit qene diletante dhe aspak profesionale. Nese do vazhdohet me gjysem qeveri, gjysem shtet dhe gjysem-sovranitet do te zhbehet mbeshtetja per Kosoven dhe ajo mund te perfundoje ne nje cikel krizash dhe deshtimesh'
Cfare parashikon ligji shqiptar per hetimet e prokurorëve te huaj ne vend?
Roland Gjoni: Ne rastin konkret autoriteteve te Shqiperise u kerkohet qe te bashkepunojne me EULEX-in dhe Republiken e Serbise per te mundesuar nje hetim te paanshem por te gjithanshem te pretendimeve te ngritura ne raportin e Dick Marty per trajtimin çnjerezor dhe trafikimin e organeve nga pjesetare te UCK-se ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Legjislacioni shqiptar parashikon disa menyra per hetimet nga autoritetet e huaja te ndjekjes penale.
Kjo gje behet nepermjet leter-porosive si instrument i bashkepunimit juridik nderkombetar te cilat i drejtohen Ministrise se Drejtesise.
Shqiperia do duhet qe te ofroje ndihmen dhe bashkepunimin e duhur ndaj prokuroreve te EULEX-it qofte duke kryer veprimet hetimore per llogari te EULEX qofte duke krijuar ekip te perbashket hetimor me prokuroret e EULEX-it.
Roland Gjoni: Ne rastin me te keq, nese EULEX mund te shtroje pretendimin se prokuroret shqiptare nuk jane te paanshem, atehere prokuroria shqiptare duhet te lejoje qe prokuroret e EULEX te kryejne vete dhe drejtperdrejt veprimet hetimore perkatese. Mendoj se autoritetet e Serbise mund te kerkojne qe te kryhen hetime ne territorin e Shqiperise por Shqiperia prioritet duhet t'i jape kerkesa per ndihme juridike nderkombetare qe vijne nga EULEX qe te shmangen hetimet e dyfishta per te njejtat pretendime te ngritura nga Dick Marty.
Si e patë vendimin që u mor në Këshillin e Europës për raportin e Martit në këndvështrimin e të drejtës ndërkombëtare. Sipas jush ishte një raport i bazuar në fakte të mirëfillta?
Roland Gjoni: Nga pikepamja juridike, akuzat qe ngrihen nga Dick Marty janë rrënqethëse dhe nuk pritej qe KE t'i hidhte totalisht poshte ato. Plus qe ne dy muajt e fundit keto akuza jane amplifikuar as shume nga diplomacia serbe dhe ruse saqe per te hequr cdo dyshim ndaj shqiptareve eshte mire qe KE kerkoi hetim te plote. Meqenese Kosova dhe Shqiperia nuk kane asgje per te fshehur, e vetmja rruge eshte qe t'i shkohet deri ne fund hetimit nderkombetar qe te hiqet cdo dileme per vertetesine e akuzave dhe t'i jepet fund perpjekjes per te barazuar pa te drejte krimet serbe me ato te UCK-se. Ndersa, nga pikepamja politike miratimi i raportit shenon sukses te diplomacise serbe dhe avokateve te saj ne tentativen per te cenuar imazhin nderkombetar te luftes clirimtare te shqiptareve te Kosoves. Per shkak se Serbia nuk po mund te vetepastrohet nga krimet monstruoze ndaj popujve te ish jugosllavise gjate te cilave u vrane rreth 200 mije njerez dhe zhvendosen rreth 4 milion te tjere, Beogradi po tenton te relativizoje ndjenjen e fajit duke perbaltur edhe shqptaret. Prandaj, jane sajuar akuza aq tronditese qe te godasin ndergjegjen e shteteve mbeshtetese te Kosoves per ate qe kane bere duke ndihmuar shqiptaret ne 1999. Gjithashtu, Beogradi mendon qe duke e dobesuar udheheqesine politike te Kosoves dhe epersine morale te luftes se shqiptareve, do arrije te sfidoje statusin e Kosoves dhe te marr dicka nga bisedimet e ardhshme per Kosoven.
Si e pate qendrimin qe autoritetet shqiptare dhe kosovare mbajtjen per kete ceshtje?
Po nderkombetaret?
Roland Gjoni: Sic e thashe me lart, akuzat kane qene as shokuese sa mosmiratimi i raportit do te kishte derguar sinjalin e gabuar se KE nuk interesohet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Edhe shtetet qe mbeshtesin kauzen e drejte te popullit shqiptare nuk kane mundur te aktrojne sikur nuk ka ndodhur asgje pasi raporti shprehet se ka deshmitare te cilet do mund te dalin dhe te deshmojne nese i ofrohet mbrojtja e duhur dhe fshehja e identitetit. Prandaj nuk duhet qe votimi pro rezolutes nga shtetet mike te kuptohet si paragjykim i vertetesise se akuzes por me shume si vendosmeri per hetim te gjithanshem.
Si mund ta tejkaloje Kosova kete periudhe kur ne te njejten kohe eshte cenuar imazhi i saj nderkombetar dhe kane ngecur njohjet?
Roland Gjoni: Une mendoj se problemi kryesor i Kosoves eshte mungesa e lajmeve pozitive nga brenda dhe deshtimi i klases politike per te shkuar perpara me idealizem drejt permbylljes se procesit te shtetndertimit. Deshtimet e brendshme vihen re qarte ne numrin e ministrave te akuzuar per korrupsion, krimin e organizuar, sistemin e dobet e drejtesise, papunesine dhe varferine gjithmone e ne rritje dhe mungesen e perspektives se qarte evropiane. Prandaj, lipset qe pas certifikimit te rezultateve, koalicioni i ardhshem te mos ndertohet vetem mbi llogjiken e numrave dhe aritmetikes se karrikeve por te ngertheje rreth vetes forca politike qe pajtohen per nje numer ceshtjes si crrenjosja e korrupsionit, sundimi i ligjit, ruajtja e integritetit territorial, lufta ndaj krimit te organizuar qe te forcohet besimi se Kosova e ka merituar te jete shtet. Nese do vazhdohet me gjysem qeveri, gjysem shtet dhe gjysem-sovranitet do te zhbehet mbeshtetja per Kosoven dhe ajo mund te perfundoje ne nje cikel krizash dhe deshtimesh/hermesnews
