e martë, 5 prill 2011

Nga lopa marrim… lëndë plastike

Lopa është një prej kafshëve më të dobishme shtëpiake, pasi ajo i shërben njerëzve me qumësht dhe mish, por një grup ekspertësh amerikanë kanë vërtetuar se kafsha është në gjendje të kryejë edhe një funksion tjetër të pabesueshëm.
Siç tregoi revista italiane “Focus”, duke iu referuar studimit të grupit të ekspertëve, është vërtetuar se falë një procesi të ndërlikuar industrial, prej saj mund të krijohet edhe material plastik.

Studimi vërteton se mielli i prodhuar nga bluarja e kockave të kafshës, nëse përzihet me polietilen në kushte të caktuara industriale, është në gjendje të krijojë një material plastik bio të një cilësie tepër të lartë.

Përparësia është që ky miell kockash mund të gjendet me kosto të ulët dhe është i pashterueshëm, ndërsa ky do të jetë një përdorim shumë më i arsyeshëm se ai i mëparshmi, me këtë lëndë që përdorej për të ushqyer vetë kafshët dhe që në rastin e lopëve, duke qenë një formë kanibalizmi, krijoi sëmundjen famëkeqe të “lopës së çmendur”.

Mbrojtësit e metodës thonë se meqe kafshët do të vazhdojnë të therren, atëherë ky është një përdorim i arsyseshëm, por për mbrojtësit e kafshëve bëhet fjalë për një skandal të vërtetë./tch
shko