e mërkurë, 15 shtator 2010

20 vjet Mr Bean

Pavarësisht shqiptimit të thatë në ekranet tona të një fjale në kohën e tij, idioti me kostum dhe kravatë hyri në zemrat e miliona shikuesve. 


Aktori Rowan Atkinson ka luajtur Mr Beanin në vetëm 14 episode duke filluar në vitin 1990, por vazhdoi me filmin e tij dhe masje me një seri të filmave të vizatuar. Në kulmin e tij, shou televiziv ka tërhequr gati 19 milionë shikues.

Në njërën prej episodeve zbuloi ditëlindjen e tij më 15 shtator, kështu që kjo javë është bërë për të festuar. Dhe, pavarësisht se viteve të fundit është larguar nga qendra e vëmendje, padyshim ende ka oreks të shëndetshëm për Beanin. Vetëm pyesni imituesin Steve Keefe. 46-vjeçari nga Solihull në West Midlands ka ndërtuar një karrierë si njeriu i Beanit për pesë vjet, duke performuar në ngjarje bamirësie në gjithë vendin për çështje si Ndihmë Për Heronjtë dhe Fëmijët në Nevojë.
“Unë e kam imituar atë që kur nga paraqitja e tij në ekran dhe para pesë vjetëve kam vendosur në të qeshur se do ta bëjë real”, ka thënë ai. “Mjerisht, kam marrë gjithë manerizmën e tij. Rowan Atkinson është një gjeni”.




Fillimi i karrierës së tij u shfaq kur rikrijoi marifetin e famshëm të ngasjes së Mini-t të tij përmes një kolltuku mbi çati. Dhe roli i solli Mr Keefe famë dhe pasuri – mirë, ai takoi të dashurën e tij në një ngjarje bamirësie dhe ai ishte gati të luajë në një reklamë, e cila u xhirua në Korenë Jugore. “Një prej miqve të mi të mirë, i cili i ngjason Luciano Pavarottit, ishte duke punuar për një kompani celularësh, dhe u kontaktuar nga një agjenci e Hollywood-it, e cila kërkoi nga unë të xhirojë reklamën”, shpjegoi ai.

Aktualisht, ai po xhiron një video shëndeti dhe sigurie për stafin e dentistëve. DVD-ja e të gjitha aventurave të Mr Beanit, Happy Birthday Mr Bean, ka dalë tani
shko