e mërkurë, 29 shtator 2010

West Side Family gati albumin

U bë pak kohë që djemtë e grupit “West Side Family” nuk po “dëgjohen”, por edhe pse (sipas informacioneve tona) ata po punojnë në mënyrë individuale, kjo nuk do të thotë se nuk po ideojnë diçka të re në grup.
Përkundrazi  ata kanë mbledhur energjitë dhe po punojnë për të realizuar një këngë të re, e cila patjetër do të vijë e shoqëruar edhe me videoklip. “Jemi duke realizuar videoklipin e ri, por akoma nuk e kemi mbaruar.
Të gjitha detajet do jua rrëfejmë më vonë”, shprehen djemtë e grupit për GO. Kështu, duke marrë parasysh të gjitha punët e realizuara nga ky grup, e themi me siguri se, edhe këtë herë WSF do e kënaqin publikun e tyre.
shko