e mërkurë, 13 tetor 2010

Dafina me Ledrin

Dafina Zeqiri është pranë lansimit të një bashkëpunimi tjetër, kësaj radhe me reperin e grupit “Skillz”, Ledri Vula.


Bukuroshja e cila njihet për bashkëpunimet e saja të shumta me këngëtarë të ndryshëm, duket ta ketë ‘zënë’ Ledrin në radarin e saj, pasi që në një intervistë , ka konfirmuar se së shpejti do të lansohet dueti i saj me reperin e njohur.


Dafina pohoi se ajo është përkujdesur për vijën melodike të këngës, ndërsa tekstin e ka bërë Ledri. Aranzhimin dhe inçizimin e këngës e ka për detyrë Enis Presheva. Sipas Dafinës, kanë mbetur edhe disa detaje të papërfunduara, që kënga të lansohet edhe zyrtarisht në treg.
shko