e shtunë, 2 tetor 2010

Flori dhe Rezarta zihen ne sy te Getoarit.


Ka ndodhur ditën e mërkurë pasdite, në një prej lokaleve më të frekuentuara të zonës së ish-Bllokut, sherri midis këngëtares Rezarta Shkurta dhe kompozitorit Florian Mumajesi. Të dy personazhet kanë qenë në lokal me grupe të ndryshëm miqsh. Flori ka qenë së bashku me Getoarin, me të cilin ka një miqësi të vjetër



Por edhe Rezarta ka mjaft miqësi me Getoarin dhe nga të pranishmit aty, mendohet se pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja përse ka nisur debati. Rezi, e cila ka përshëndetur Getoarin me mjaft përzemërsi, nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe me Florin. Në fakt, midis të dyve dihet tashmë që ka një marrëdhënie të tensionuar prej shumë kohësh, që në periudhën kur Rezarta ishte pjesë e produksioneve të Florit, së bashku me Orinda Hutën, Elvana Gjatën dhe Julkën.
Por, ajo duke mos qenë e kënaqur me kushtet e punës të vendosura nga Flori, vendosi të tërhiqej, gjë që Florit nuk i pëlqeu. Pikërisht këtu e ka zanafillën gjithë hatërmbetja midis të dyve, e cila u duk qartë edhe të mërkurën në mbrëmje.

shko