e premte, 15 tetor 2010

Klodian Çela: Homoseksualët VIP të mos fshihen

Nga Big Brother Albania nuk perfitova asgjë, aq e pati “Top Channel” me mua dhe nuk iu nevojita më, jam bërë shumë pishman qe mora pjese. 


Nuk e imagjinoja që të përfundonte kështu. Jam shumë i pakënaqur nga “Top Channel”. Jam dhe i pakënaqur nga batutat mediatike të gazetarëve, batuta që ndërtohen me emrin tim.

Klodi, djali që shkaktoi një debat të gjerë publik në Shqipëri pas deklarimit të homoseksualitetit të vet, sot ndihet i braktisur edhe nga vetë homoseksualët shqiptarë.
“Për mua personalisht është një ambasadë pirate, nuk më ka ftuar kush, – thotë Klodi në nje intervistë lidhur me institucionin e fundit të krijuar nga homoseksualët shqiptarë që njihet si “Ambasada Pink” dhe që ka veçanërisht mbështetjen e ambasadorit holandez në Tiranë. Ai pret veçanërisht mbështetje nga “homoseksualët e rëndësishëm”, emrat e të cilëve Klodi refuzon t’i thotë, por’ sipas tij’ shumë nga këta janë në poste kyçe dhe në TV. “Disa janë artistë të zotë, por nuk deklarohen nga frika se humbin popullaritetin, -thotë Klodi, duke shtuar se nuk është fshehja rruga e duhur për këtë kategori të shoqërisë. “Është bërë dhe një festival filmi dhe ata kanë parë filma gay me dyer të mbyllura, – rrëfen Klodi.



shko