Nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 322 janë në Shkup prej të cilëve 50 raste janë nga fshati Radushë i Shkupit. Numri i të sëmurëve po rritet edhe në qytete të tjera. Rekomandohet që të pavaksinuarit të vaksinohen me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë.
Jovanka Kostovska, anëtare e Komisionit për sëmundje ngjitëse ka thënë se më së shumti sëmuren fëmijë nën moshën njëvjeçare, por edhe fëmijë deri në moshën katërvjeçare. Nga ana tjetër, mjekja Lile Llazarovska nga Qendra për shëndet publik Shkup ka thënë se epidemia në Radushë ka filluar midis gjimnazistëve të moshës prej 15 deri 18 vjeçare.
"Bëhet fjalë për nxënës të cilët kanë udhëtuar me të njëjtin automjet deri në shkollë, ndërsa pastaj epidemia është përhapur midis fqinjëve dhe familjeve. Nxënësit mësojnë në shkollat e mesme "Zef Lush Marku", "Pançe Paragjozov" dhe Cetan Dimov", ka thënë Llazarovska.
Kostovska ka prezantuar rekomandimet e Komisionit sipas të cilave në ato qytete ku është paraqitur një rast i konfirmuar laboratorik të morbileve ose dy raste të lidhura epidemiologjike të morbileve menjëherë të fillohet me vaksinim të fëmijëve prej moshës gjashtëmujore deri në moshën 40-vjeçare.
"Në ato qytete ku nuk ka raste të paraqitura të morbileve të bëhet verifikim i kartonëve të vaksinave tek fëmijët, të gjenden fëmijët e pa vaksinuar ose jo tërësisht të vaksinuar edhe ata të vaksinohen në pajtim me kalendarin për imunzimin prej moshës 13-mujore, por tani ajo është vazhduar deri në moshën 18-mujore. Nga epidemia e shpallur në tre qytete, është konstatuar se më së shumti (mbi 90 për qind) sëmuren fëmijë të pa vaksinuar, një numër i madh (rreth 40 për qind janë nga popullata rome)", ka thënë Kostovska.
Prindërit, siç theksoi, duhet të kontrollojnë se nëse fëmijët i kanë vaksinuar më moshën 13-mujore dhe nëse janë vaksinuar me dozën e dytë në klasën e parë. "Atje ku është shpallur epidemia nevojitet që fëmijët të vaksinohen nga mosha gjashtëmujore. Të rriturve mbi 18 vjeç u rekomandohet të vaksinohen kundër morbileve në qendrat për shëndet publik.
Rekomandim deri te institucionet shëndetësore është në të njejtin vend në sallën e pritjeve të mos i locojnë fëmijët të cilët presin për grip dhe morbile, të mos ketë përzierje të tyre dhe të ketë ajrosje të korridoreve", ka thënë Kostovska./k.n/