e premte, 15 tetor 2010

Vatikani nuk mirëpret Carla Bruni-n

Pak para misionit presidencal, bashkëpunëtorët e Papa Benediktit XVI i kanë cuar një mesazh shumë të qartë ambasadorit në Francë duke theksuar se Bruni nuk është e mirëpritur në Vatikan.
Vatikani nuk mirëpret Carla Bruni-n
Vatikani vendosi 'veto' dhe Carla Bruni u detyrua të qëndrojë në shtëpi dhe të mos e shoqërojë bashkëshortin e saj, presidentin francez Nicolas Sarkozy në viziten në Selinë e Shenjtë.

Pak para misionit presidencal, bashkëpunëtorët e Papa Benediktit XVI i kanë cuar një mesazh shumë të qartë ambasadorit në Francë duke theksuar se Bruni nuk është e mirëpritur në Vatikan, njofton Top Channel.

Sipas disa zërave shkak për refuzimin, nuk është vetëm statusi i saj, ose fakti që ka patur fëmijë jashtë martese.

"Vatikani ka shumë frikë sidomos nga shtypi italian që cmendet me rastin e cdo vizite të ish-top modeles. Selia e Shenjtë kërkon të evitojë problemet dhe ndonjë foto mes Carla-s dhe Papës së Shenjtë që mund të komentohet në shumë mënyra", thonë disa përfaqësues.
Zmadho fotografinë
Vatikani nuk mirëpret Carla Bruni-n
Vatikani nuk mirëpret Carla Bruni-n
shko